
Seanca e radhës për shqyrtimin e çështjes së “21 Janarit”, do të jetë publike në Gjykatën e Lartë. Kjo pasi Kolegji ka vlerësuar të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.
“Shqyrtimin e çështjes me nr. 70022-00558-00-2023 akti, me datë regjistrimi 13.09.2023, në seancë gjyqësore me praninë e palëve më datë 12 Mars 2024, ora 13:00. Urdhërohet sekretaria pranë Gjykatës së Lartë që të njoftojë palët pjesëmarrëse në gjykim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.
Më 12 mars jepet vendimi për dosjen e “21 Janarit” nga Gjykata e Lartë, ngjarje ku mbetën të vrarë 4 protestues, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
“Shqyrtimin e çështjes me nr. 70022-00558-00-2023 akti, me datë regjistrimi 13.09.2023, në seancë gjyqësore me praninë e palëve më datë 12 Mars 2024, ora 13:00. Urdhërohet sekretaria pranë Gjykatës së Lartë që të njoftojë palët pjesmarrëse në gjykim”, thuhet në njoftim.
Në këtë seancë pritet që të merret në mënyrë përfundimtare një vendim se kush do ta hetojë këtë dosje të famshme, SPAK-u apo Prokuroria e Tiranës.
Në lidhje me 21 janarin, Gjykata e Strasburgut dha opinionin se ishte ‘krim shtetëror’. Vendimi i “Strasburgut” i datës 14 nëntor 2023, ka bërë thirrje për dënimin e përgjegjësve të krimit shtetëror.
Ndërkohë edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kryeministri Edi Rama kanë kërkuar që të nisin sa më shpejt hetimet për këtë dosje dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë