Gjykata e Lartë me 8 anëtarë/ Ambasadorja Yuri Kim: Hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim paralajmëron se së shpejti do të emërohet dhe i 9-ti.
Më tej ajo shkruan se me emërimin e anëtarit të 10-të, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të caktuar 3 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar si gjyqtar të Gjykatës së Lartë Artur Kalajën. Me emërimin e këtij të fundit Gjykata e Lartë bëhet me 8 anëtarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



