E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn
Lajme

Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e arrestit në burg ndaj tij.

Veliaj kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ka rrezik që të prishë provat, pasi SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Veliaj u vu nën masën e arrestit në burg më shkurt të këtij viti dhe prej atëherë ndodhet në qelitë e paraburgimit të Durrësit. Ai akuzohet për korrupsion dhe abuzim me detyrën gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i kryeqytetit.

Më 10 shtator, SPAK përfundoi hetimet ndaj Veliajt dhe e dërgoi dosjen për gjykim, ndërsa Gjykata e Apelit të Posaçëm kishte lënë në fuqi vendimin për paraburgim.

Me rrëzimin e rekursit në Gjykatën e Lartë, ish-kryebashkiaku do të qëndrojë i arrestuar deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.