Gjykata e Posaçme e Apelit ‘rrëzon’ Shullazin
Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Emiliano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për shuarje të masës së sigurisë.
Vendimi u dha nga treshja gjykuese, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, e cila ka në shqyrtim çështjen në themel, ndërsa mbrojtja e mbështeste kërkesën në faktin se Gjykata e re duhet të kishte dhënë një masë të re për të pandehurit të cilët vazhdojnë në burg me masën e një gjykate tashmë të shkrirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



