Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të tetë kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës për zbutjen e masës së sigurisë
Gykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha Por në fund gjykata ka refuzuar sërish duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”
Kjo është hera e tetë që gjykata rrëzon kërkesën e Enkelejda Hoxhës e cila aktualisht ndodhet në qeli nën akuzën e korrupsionit.
Kërkesa për masë më të butë sigurie është bërë me argumentin e gjendjes shëndetësore jo të mirë të fëmijëve të ish-gjyqtares.
Ku përveç djalit të saj që ka probleme të shëndetit mendor, sipas akt ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme psikologjike.
Por në fund gjykata ka refuzuar sërish duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



