E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg vrasësin e Martin Canit
Lajme

Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg vrasësin e Martin Canit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg Mario Përleshajn, i akuzuar për vrasjen e 13-vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e shokut të tij. Të dy fëmijët ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan S. Noli” në Tiranë, dhe ngjarja tronditi opinionin publik në dhjetor të vitit të kaluar.

Avokati i familjes Cani: “Sot u vendos drejtësia”

Pas shpalljes së vendimit, avokati i familjes së viktimës deklaroi se dënimi është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë:
“Ne mendojmë se nuk është çështje dënimi, por drejtësie. Është mesazh për qeverinë dhe institucionet arsimore që duhet të mbrojnë të miturit. Do të ndjekim çdo të drejtë ligjore në të gjitha instancat. Sot gjykata bëri drejtësi,” u shpreh ai, duke theksuar se vendimi do të vlerësohet i plotë pasi të zbardhet me shkrim.

Çfarë ndodhi? Konflikti i nisur në shkollë dhe i neglizhuar

Hetimet treguan se tre ditë para vrasjes, Martin Cani dhe Mario Përleshaj kishin pasur një konflikt brenda ambienteve të shkollës. Ngjarja nuk u raportua as tek drejtoria dhe as tek prindërit, pasi oficerja e sigurisë së shkollës e konsideroi të mbyllur.

Të hënën, ditën e tragjedisë, dy të miturit ishin lënë të sqaronin konfliktin pas mësimit. Ata u takuan në një rrugicë pranë shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me goditjen me thikë të 13-vjeçarit Martin Cani, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosjen e autorit.

Pas ngjarjes, autori hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të braktisur. Ekspertiza konfirmoi se e njëjta thikë ishte përdorur për të goditur viktimën dhe të plagosurin.

Dënimi
Përleshaj u shpall fajtor për dy vepra penale dhe u dënua me 16 vite burg. Familja e viktimës ka paralajmëruar se do të vijojë betejën ligjore në shkallët më të larta të drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.