E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata jep vendimin për ish-zyrtaren Alda Klosi dhe pastruesen me të birin: Nga 2 deri në 7 vite burg
Lajme

Gjykata jep vendimin për ish-zyrtaren Alda Klosi dhe pastruesen me të birin: Nga 2 deri në 7 vite burg

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi u dënua sot nga gjykata me 2 vjet e gjysmë burg. Ajo përfiton nga gjykimi shkurtuar dhe do të kryejë vetëm 1/3 e dënimit.

Ish-pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe i biri, Havier Dobi, që vodhën në shtëpinë e zyrtares 462 mijë euro, u dënuan me  7 vjet e ëma dhe 4 vjet i biri. Falë gjykimit të shkurtuar, Rozeta Dobi do të kryejë vetëm 4,9 vjet burg kurse i biri, 3 vjet burg.

Të tre këta persona bënë bujë me historinë e tyre, pasi zyrtarja mbante të fshehura në shtëpi mbi 460 mijë euro të padeklaruara e të dyshuara si të përfituara nga korrupsioni, ndërsa pastruesja e shtëpisë ia grabiti në bashkëpunim me të birin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.