E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në arrest me burg  David Lartin e Daniel Qosen, ndihmuan në fshehjen e trupit të viktimës
Lajme

Gjykata lë në arrest me burg David Lartin e Daniel Qosen, ndihmuan në fshehjen e trupit të viktimës

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën ‘Arrest në burg’ për David Lartin dhe Daniel Qosen. Larti dhe Qose akuzohen si bashkëpunëtorë të Gerald Shehut.

Gerald Shehu vrau me armë zjarri recepsionistin e hotelit në pronësi të tij, Eraldo Nevruzin, 31 vjeç. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik ndodhi mëngjesin e 6 qershorit në Hotel Grece në Dhërmi. Gerald Shehu pasi e vrau me armë zjarri Eraldo Nevruzin në dhomën ku ai qëndronte në hotel, me ndihmën e David Lartit dhe Daniel Qoses trupin e 31 vjeçarit e ka dërguar në fshatin Iljaz pranë një guroreje ku dhe u gjet nga policia.

Para gjykatës David Larti dhe Daniel Qose kanë shfaqur shenja pendese. Ata kanë thënë se janë të penduar dhe se kanë bashkëpunuar me Gerald Shehun pasi ai i ka kërcënuar. Ata thanë se nga frika prej kërcënimeve janë detyruar t’a ndihmojnë. Pavarësisht deklarimeve gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ‘Arrest në burg’.

Policia ende nuk ka një pistë të saktë për ngjarjen e rëndë. Megjithatë dyshimet janë se autori dhe viktima njiheshin që në Britaninë e Madhe dhe se konflikti mund të ketë lindur për pazare droge ose për ndonjë debat të çastit.

43-vjeçari Gerald Shehu është arrestuar pa kaluar 24 orë nga ngjarja nga policia greke në Korfuz. Ai po tentonte që të largohej në Britaninë e Madhe. Pas arrestimit, policia shqiptare po kryen procedurat standarde për ekstradimin e Shehut dhe përballjen e tij me organet e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.