E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në arrest shtëpia ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda
Lajme

Gjykata lë në arrest shtëpia ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda

njëjta masë sigurie është vendosur edhe për dy shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani.

(10:30)/ Ja momentet kur ish-zv.ministrja del nga makina e policisë dhe futet në gjykatë 

Ish-zëvendësministrja Rovena Voda, e cila është në arrest shtëpie me urdhër të SPAK, ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme ku do t’​i komunikohet masa e sigurisë.

 

https://www.instagram.com/p/CRV6C7qjTut/?utm_medium=copy_link

Siç mund të shihet nga këto pamje Voda del nga makina e policisë, ndërsa shfaqet me syze dhe pa pranga në duar, duke u shoqëruar nga efektivët në ambientet e GJKKO-së.

Ajo akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Hetimet zbuluan se Voda kishte marrë një shumë prej gati 2 mijë euro nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim vende pune.

Mësohet se në përgjimet e mëvonshme, Beu dhe Hasani shprehin shqetësim se shuma e dhënë ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres.

Në episodin e tretë, ish-zëvendësministrja Voda ka marrë një arkë me peshk në portin e Durrësit, që dyshohet të jetë dhënë me porosi nga një prej dy të dyshuarave të tjera.

Edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri,  nuk ka kaluar as fazën e parë të konkurrimit dhe nuk ka fituar vend pune.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.