E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në burg vetëm shefin e Komisariatit, Gëzim Bashllari
Lajme

Gjykata lë në burg vetëm shefin e Komisariatit, Gëzim Bashllari

Zhvillime të reja janë regjistruar në hetimet e Prokurorisë së Sarandës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku numri i personave të liruar nga masa e “arrestit me burg” ka shkuar në 13.

Së fundmi, Gjykata e Apelit ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për inspektorin e policisë, Robert Culli, i cili mbahej në paraburgim që prej 15 majit nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Apeli ka vendosur ndaj tij masën më të butë “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Ndërkohë, Gjykata e Sarandës ka dhënë një tjetër vendim lehtësues, duke caktuar masën “arrest në shtëpi” për Mirdar Koshin. Ky i fundit ishte vetëdorëzuar më 15 korrik dhe akuzohet për “ndërtim të paligjshëm”.

Operacionet e zhvilluara më 15 dhe 25 maj nga AMP dhe Prokuroria e Sarandës çuan në arrestimin e 14 personave, por aktualisht vetëm një prej tyre vijon të qëndrojë në qeli. Bëhet fjalë për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, për të cilin gjykatat kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”.

Për pjesën tjetër të të proceduarve, gjykatat kanë vendosur masa më të buta sigurie, duke i liruar nga qelia. Ndërkohë, në kuadër të kësaj dosjeje, dy persona vijojnë të jenë ende në kërkim nga autoritetet.

Ky zhvillim ka rikthyer vëmendjen mbi hetimet dhe vendimmarrjet gjyqësore në çështjet që lidhen me funksionarë publikë dhe zbatimin e ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.