E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, Komisioni i Rithemelimit bën lëvizjen e parë
Lajme

Gjykata njohu Kuvendin e Berishës, Komisioni i Rithemelimit bën lëvizjen e parë

Pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një mbledhje këtë të premte në orën 14:00.

Kjo është lëvizja e parë e grupit mbështetës të Sali Berishës, pasi gjykata legjitimoi komisionin e Rithemelimit dhe vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Paraditen e 25 marsit, Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar.

Ky vendimi i Gjykatës legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Po ashtu ndër vendimet e Kuvendit të Sali Berishës ishte shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, ndërkohë që u pezulluan dhe strukturat drejtuese te PD-së, duke nisur që nga Kryesia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.