E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohet pezullimi i njërit prej  policëve që dhunoi 15 vjeçarin
Publik News

Kërkohet pezullimi i njërit prej policëve që dhunoi 15 vjeçarin

Ngjarja ndodhi më 16 maj, kur vendi ndodhej në karantinë për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa 15-vjeçari u akuzua nga policia se e kishte thyer atë duke dalë xhiro me biçikletë.

Ndërkohë, pak më herët ditën e sotme nëna tij, Zaida Çobo  paditi kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, pas publikimit të një video nga ky i fundit, ku pretendonte se Çobo  shfaqej me armë.

Objekti i padisë ishte shpërblim dëm–jo pasuror të shkaktuar paditëses, nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedim penal per te evidentuar veprimet e dhunshme te kryera nga punonjësit e policisë se shtetit, per rastin e te miturit S.Ç. Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera eshte kerkuar ne gjykate, pezullimi nga detyra, te efektivit te policisë G.N, sipas nenit 242 te Kodit te Procedurës Penale. Veprimet hetimore vijojnë per evidentimin e pergjegjesise penale te personave te tjere te përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.