E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Vrau rumunin, arrestohet shqiptari në Itali. Ja emri
Lajme

FOTO/ Vrau rumunin, arrestohet shqiptari në Itali. Ja emri

Humbi jetën sepse u gjend në vendin e gabuar në momentin e gabuar, duke ndërhyrë në një debat midis një të njohuri të tij dhe një personi tjetër.

Policia e Bolonjës ka ndaluar dje një shqiptar 49-vjeçar dhe një italian me precedentë penalë, 32 vjeç, të cilësuar përgjegjës për vrasjen e Nicu Chirila, punëtor rumun 55-vjeçar, i cili vdiq më 15 nëntor në Ospedale Maggiore si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në ditët e para të tetorit, në periferi.

Hetimet e kryera nga komisariati i Bolonjës kanë zbardhur ngjarjen falë dëshmive të ndryshme, duke arritur të zbulonin përgjegjësit dhe elementët për arrestimin e tyre.

Debati nisi në një bar ku rastësisht ndodhej edhe viktima, i cili ndërhyri. 55

-vjeçari ndërhyri edhe jashtë barit, duke lënduar lehtë italianin Mirko Cosimino Lettieri. Më pas u largua.

Lettierin më pas erdhi dhe e takoi, gjithmonë pranë barit, në zonën Arcoveggio, i njohuri i tij shqiptar, Ilir Marku, dhe të dy së bashku arritën ta gjenin rumunin, që ishte larguar me autobus, duke e sulmuar përsëri.

Chirilia arriti të shkonte në shtëpi, por u ndje keq dhe telefonoi urgjencën, për të vdekur në spital disa ditë më pas.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.