E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj kalon sot në ‘provën’ e Vettingut
Publik News

Gjyqtarja e Kushtetueses Altina Xhoxhaj kalon sot në ‘provën’ e Vettingut

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, do të kalojë sot në ‘sitën’ e Vettingut. Seanca dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj do të nisë në orën 11:00 pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa.

Gjyqtarja Xhoxhaj është anëtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese që shqyrtohet nga KPK-ja, pas gjyqtarit Fatos Lulo, i cili u shkarkua pasi nuk justifikonte dot pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, si dhe gjyqtarja Vitore Tusha, që rezultoi e pastër. Gjithashtu, në ‘rrjetën’ e Vettingut kanë rënë dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, dhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Besa Nikëhasani.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.