E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditën me grushte kreun e postës, arrestohet 34-vjeçar, nën hetim dy shokët e tij
Lajme

Goditën me grushte kreun e postës, arrestohet 34-vjeçar, nën hetim dy shokët e tij

Policia e Skraparit ka arrestuar një 34-vjeçar dhe proceduar në gjendje të lirë dy persona të tjerë, pasi kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, kryetarin e degës së postës Skrapar.

Në pranga ka rënë shtetasi Taulant Hoxha, ndërsa janë proceduar shtetasit Beko Telhaj, 31 vjeç, dhe Muharrem Kaci, 28 vjeç, të cilët kanë goditur shtetasin K. K., 33 vjeç, banues në Çorovodë, duke i shkaktuar demtime në trup.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.H. (K.), 34 vjeç, si dhe u referuan materialet hetimore në Prokurori dhe po procedohen në gjendje të lirë shtetasit B. T., 31 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, të tre banues në Çorovodë.

Këta shtetas, në qendër të qytetit të Çorovodës, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, kryetarin e degës së postës Skrapar, shtetasin K. K., 33 vjeç, banues në Çorovodë, duke i shkaktuar demtime në trup.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.