Gola: Jemi një shoqëri morbide, as liberale, as moderne, as perëndimore. Jemi thjesht një fëlliqësi kolektive!
Kryet bosh. Ton diten, gjithandej plazhit, s’degjon gje tjeter vec nje kange palidhje “bon bon bon bon bon, o vec a je pishmon, o vec a je pishmon”. Nderkohe shkoj ne nje market (eshte rrjet i gjere marketesh ne fakt), dhe nderkohe qe dua te blej dicka, degjoj nje kenge tjeter, kesaj radhe rap (rap i thencin): “une ty ta q* profesoreshen”. Ndalem, i bej veshet kater, kerkoj nga gruaja ta fiksoj degjimin. Prape “une ty ta q* profesoreshen”. E sikur te mos mjaftonte, reperi vazhdoi me plot gojen: “une jam bosi me dhipa n’tona anet” (ose dicka qeshtu).
Me nje doze sarkazmi deshta t’i drejtohem nje punetori aty, qe qelloi afer meje, “a mos e keni bre nje kenge “bon bon bon bon bon…”, por vec kur m’ka dal pavullnetshem “a jeni normal more ju?”. Me tha “pse”?. Thash ky rrjet marketesh a eshte 18+ a cka? Ketu s’mundkam te hyj me femijet e mi. Nuk ia rroki deri sa i thash te degjoje kengen. “Epo”, tha, “qeto kenge po degjohen tash”.
Ne krejt investimin e kemi orientu ne luftimin e pandemise covid19, nderkohe qe ndaj pandemise antivlerore qe na e ka sterkeq shpirtin s’na ka mbete pike imuniteti. Ne fakt e kemi perbrendesu komplet virusin. Jemi ba njejte me te.
Kjo qe po e jetojme eshte njemend apokalips vleror dhe rreziku i saj eshte pakrahasimisht me i madh se cfaredo krize tjeter, qofte epidemiologjike qofte ekonomike. Nje shoqeri me vetedije te tille vec rrumpatet ne jashteqitjen qe e krijon e qe e quan me plotgoje art, muzike, liri etj. Ajo eshte shoqeri morbide. Ajo nuk eshte as e lire, as demokratike, as liberale, as moderne, as perendimore. Eshte thjesht felliqesi kolektive.
Covid19 te mbyte. Ama virusi antivleror te len gjalle e per gazepi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



