E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gonxhe provokon protestuesit: S’na tremb as shtatori
Lajme

Gonxhe provokon protestuesit: S’na tremb as shtatori

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar mundësinë e rikthimit të protestave masive në muajin shtator, duke deklaruar se një skenar i tillë nuk përbën shqetësim për të.

I pyetur nëse e tremb rikthimi i protestave, pas një periudhe prej 78 ditësh protestash dhe reagimesh qytetare, Gonxhja u përgjigj prerë: “Nuk më tremb fare si ide.”

Në një intervistë për A2 CNN, ministri tha se shqetësimi i tij lidhet më shumë me mënyrën se si kanalizohet dhe përdoret energjia e qytetarëve, veçanërisht kur ajo, sipas tij, mund të ndikohet nga keqinformimi.

“Më shqetëson kur kjo energji investohet gabim dhe kur keqpërdoret, kur mund të jetë e keqinformuar”, u shpreh Gonxhja, duke theksuar se reagimi qytetar është një energji e rëndësishme e shoqërisë.

Më tej, ministri ngriti shqetësimin për mënyrën se si qytetarët konsumojnë informacionin, duke argumentuar se shoqëria shqiptare është bërë më pak kritike ndaj lajmeve dhe përmbajtjeve që qarkullojnë në hapësirën publike.

“Ne si shoqëri na ka rënë vigjilenca, s’jemi dyshues dhe pyetës ndaj vetes dhe asaj që shikojmë”, deklaroi ai.

Deklaratat e Gonxhjas vijnë në një kohë kur rikthimi i protestave në shtator është artikuluar si një mundësi nga zëra opozitarë dhe grupe qytetarësh, duke e mbajtur të hapur debatin mbi protestat dhe reagimin qytetar në muajt në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.