E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari   shfaqet këmbëzbathur në Dubai dhe zbardh bisedën me një nga “çunat” e paekstradueshëm: Ia arrita ditës!
Publik News

Gazetari shfaqet këmbëzbathur në Dubai dhe zbardh bisedën me një nga “çunat” e paekstradueshëm: Ia arrita ditës!

Gazetari investigativ Artan Hoxha, është shfaqur në Dubaim aty ku ndodhen disa prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan krahas fotos se është në kërkim të gjurmëve të të shumëkërkuarve.

Ai ka “zbardhur” një bisedë mes tij dhe një nga “çunat” e paekstradueshëm në Europë.

Hoxha shkruan më tej me humor se më në fund arriti t’i shohë disa se si janë sot, pasi në Shqipëri ende qarkullojnë fotot e tyre kur kanë qenë ende në 8-vjeçare.

Postimi i Hoxhës:

“Pas gjurmeve”….

Duke ndjekur gjurmet neper shkretetiren e Gadishullit Arabik, te shfaqen si mirazh tej ne horizont, kullat me te larta ne bote, qe gervishin qiellin e Dubait…

Me pyeti nje nga “çunat” e paekstradueshem ne Europe:

Ke nje jave qe sillesh verdalle, si po të duket Dubai?!

Ja arrita dites,-i thashe,- t’i shoh origjinalet me ngjyra, madje ne 3D, se ne Shqiperi, u kemi vetem me foto bardhezi, madje dhe ato kur keni qene në 8-vjeçare….🤣🤣🤣

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.