E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitën 100 mijë euro, kush është i arrestuari për dhunimin e biznesmenit Çangu, në kërkim kreu i grupit
Lajme

Grabitën 100 mijë euro, kush është i arrestuari për dhunimin e biznesmenit Çangu, në kërkim kreu i grupit

Një operacion për kapjen e një personave të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krujës për grabitjen e banesës së Nazmi Çangut në Krujë, është finalizuar në Tiranë.

Paraprakisht burime jo zyrtare pohojnë se bëhet fjalë për njërin nga grabitësit e banesës në Nikël, Saimir Kuci ndersa nga 7 personat e shpallur në kërkim është edhe vëllai i tij Artan Kurti dhe Llesh Prenga.

Në opracion kanë marrë pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe është shtrirë në Tiranë, Durrës e Krujë.

Dyshohet se koka e grupit te grabitjes eshte Artan Kurti, nderkohe aksioni i policise perfshiu kontrolle ne 7 banesa ne Kombinat, Astir dhe Fushe-Mezeze.

Pak javë më parë, shtëpia e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës u ‘pushtua’ nga disa persona të armatosur dhe të maskuar.

Ata lidhën në njërën dhomë familjarët e biznesmenit dhe më pas e torturuan në dhomën tjetër Nazmi Çangun për disa orë. Në fund grabitësit u larguan me 100 mijë euro, sipas dëshmisë së Çangut, por është aluaduar se ata kanë marrë të paktën 10-fishin e shumës që pretendon biznesmeni.

Autorët kanë qenë të mirëinformuar gjë të cilën e kanë treguar dhe bisedat që ka bërë me familjarët, të cilët nuk janë rrezikuar njëjtë si Çangu, i cili njihet për aktivitetin e tij për dhënie të parave me fajde.

Një nga autorët, sipas dëshmisë së vajzës, ishte i pamaskuar dhe nga e folura dukej si nga zona e Laçit. Policia pak ditë më parë zhvilloi një operacion për kapjen e tij por pa sukses.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.