E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitën bankën në Koplik, me kallash dhe maska “Halloween” autorët  dalin para gjyqit
Lajme

Grabitën bankën në Koplik, me kallash dhe maska “Halloween” autorët dalin para gjyqit

Mbërrijnë në Gjykatën e Shkodrës grabitësit e akuzuar të bankës në Koplik të Malësisë së Madhe.

Një muaj pas grabitjes, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në pranga ranë: Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.

Identifikimi i tyre erdhi pas një pune hetimore 4-javore, e cila u përqendrua tek kamerat e sigurisë.

Policia identifikoi se disa ditë para ngjarjes 22 vjeçari Bekim Guraj, i veshur si punonjës policie, që qëndronte përpara bankës dhe studioi ambientin e bankës dhe më pas në bashkëpunim me 2 kushërinjtë e tij Armir dhe Admir Shabaj me një mjet “Golf 3” të maskuar dhe të armatosur me 2 kallashnikov kryen grabitjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.