Grabitet një bankë në Tepelenë, policia ngre postblloqe në të gjitha akset
Një bankë e nivelit të dytë ka rëndë pre e grabitësve në Tepelenë. Sipas informacioneve mësohet se Policia ka ngritur postblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë-Kakavijë, dhe Tepelenë Tiranës, po ashtu dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jenë larguar grabitësi.
Vendi ku ndodhi ngjarja
Personi që dyshohet se ka grabitur bankës është një djalë i gjatë, i cili ka hyrë në bankë me armë në dorë dhe nuk ka folur fare.
Arma nuk është përdorur, por një plumb ka mbetur brenda në bankë. Grabitësi ka evituar patrullën e policisë që ka qenë në qarkullim. Po ashtu dhe banka nuk ka dhënë asnjë sinjal alarmi.

Nga informacioneve paraprake mësohet se ai ka marrë xhiron ditore, e cila ende nuk dihet sa është.
Akush nuk ka nmundur të njoh autorin, pasi ai ka qenë i maskuar me një kapuç në kokë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



