E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GRAMSH/ I mori paratë të moshuarit pasi e goditi me grushte, arrestohet 19-vjeçari
Lajme

GRAMSH/ I mori paratë të moshuarit pasi e goditi me grushte, arrestohet 19-vjeçari

I riu Klajdi Jaupi, nga fshati Poroçan i Gramshit mësohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 82-vjeçar, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë.

Sipas informacioneve, menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia ka mundur të identifikojë autorin si dhe ka nisur punën për vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Njoftimi i Policisë:

I mori me dhunë një shumë parash, një shtetasi të moshuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Poroçan, një shtetasi të moshuar i kishin marrë me dhunë një shumë parash, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Në këtë kuadër, falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. J., 19 vjeç, banues në fshatin Gjerë, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ditën e djeshme, në fshatin Poroçan, 19-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin M. R., 82 vjeç, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi M. R. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.