E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqia do DHUROJË vaksina anti-Covid për Shqipërinë, zbulohen detajet e takimit Rama-Mitsotakis
Publik News

Greqia do DHUROJË vaksina anti-Covid për Shqipërinë, zbulohen detajet e takimit Rama-Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku do të takojë fillimisht ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

Më pas do të marrë pjesë në një drekë pune në shtëpinë e kryeministrit grek Mitsotakis.

Më herët, Rama tregoi në rrjetet sociale se do të bisedojë për luftën kundër Covid-19 dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka siguruar një sasi vaksinash, të cilat Athina zyrtare do t’ia dhurojë Shqipërisë.

Më herët Rama ka thënë se një shtet mik mund të na dhurojë 7 deri në 10 mijë vaksina kundër koronavirusit. i’m

Mediat greke kanë shkruar se Rama në drekën me homologun e tij Mitsotakis, do t’i dërgojë këtij të fundit një mesazh nga presidenti turk Erdogan

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.