Greqia hap kufijtë për 29 vende nga 15 qershori, mes tyre edhe me Shqipërinë…
Greqia do të hapë kufijtë me 29 vende duke filluar nga 15 qershori, për turistët me fluturime Athinë dhe Selanik.
Lista e 29 vendeve u formua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi mori parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.
Këto përfshijnë, ndër të tjera, vendet e Ballkanit, Gjermania, e cila është tregu i parë për turizmin në hyrje për Greqinë, por edhe tregje më të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Në detaje, lista e vendeve , bazuar në njoftimet përkatëse nga Ministria e Turizmit është si vijon: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.
Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen.
Lista, e cila do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku, do të shpallet me kohë. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm, siç theksohet nga Ministria e Turizmit e Greqisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



