Greqia në zi/ Presidentja e PE-së, mesazh familjeve të viktimave: E trishtuar thellësisht!
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka reaguar për aksidentin tragjik që ka ndodhur në Greqi mbrëmjen e së marts.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Metsola shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.
“E trishtuar thellësisht nga përplasja e tmerrshme e trenit pranë Larisës në Greqi. Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Mirënjohëse për të gjithë shpëtimtarët dhe stafin mjekësor në vendngjarje. Mendimet tona janë me popullin e Greqisë pas kësaj ngjarje tragjike”-shkruan Metsola.
Raportohet se 36 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy trenave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



