Grida Duma me akuza të forta: Rama vuri koncesionet përpara shëndetit të njerëzve, me këtë kryeministër kemi ngecur në vend
Ish-deputetja demokrate, Grida Duma në një postim në “facebook” shkruan se degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është përgjegjësi e qeverisë Rama, që përpara shëndetit të njerëzve vuri koncesionet.
Ajo shprehet se bashkohet me revoltën e mijëra qytetarëve shqiptarë, që janë braktisur nga qeveria, duke humbur të afërmit e tyre nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale.
“Po e shpërndaj sot këtë video për të ndarë dhimbjen dhe revoltën me familjen që humbi babanë në kushte të vështira spitalore.
Ndaj dhimbjen dhe revoltën edhe me qindra e mijëra qytetarë të tjerë shqiptarë që ndihen po kaq të braktisur nga qeveria e Edi Ramës, po kaq të indinjuar dhe të dëshpëruar për humbjen e të afërmve nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale.
Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e tij. Përpara shëndetit të njerëzve, ai vuri koncesionet, me të cilët mbushin xhepat. Me këtë kryeministër kemi ngecur në vend.
Është koha ta ndryshojmë në 25 prill këtë realitet”, shkruan Grida Duma.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



