Groposi pulat e ngordhura dhe kërcënoi një gazetare, Arben Mërkuri: Në Itali i bëja femrat copa-copa
Viktima e atentatit të Sukthit është një emër i njohur për policinë. Ai ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave. Ka qenë kjo kompani e investiguar nga një gazetare investigative, lidhur me groposjen e pulave me grip shpendësh në mënyrë të paligjshme. Pronari i kompanisë së mbarështimit të pulave, Arben Mërkuri, në mars të këtij viti ka kërcënuar gazetaren dhe kameramanin që po investigonin skandalin.
Madje ai i tregon gazetares se “deri dje i bënte femrat copa-copa”, dhe se tani kishte ndryshuar pasi ka vetë një vajzë duke, ndërsa dyshohet se në Itali ka vrarë një prostitutë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



