E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja  që kishte pranuar lidhjen e burrit të saj me dy motrat që vrau Ademi
Publik News

Gruaja që kishte pranuar lidhjen e burrit të saj me dy motrat që vrau Ademi

Vrasja e dy motrave në Astir ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Përparim Ademi vrau me breshëri plumbash Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin. Ai kishte lidhje intime me të dyja motrat. Ditën e sotme vëllai i tyre Bashkim Metani ka bërë disa deklarata tronditëse duke thënë se Ademi i shfrytëzonte motrat e tij si prostituta.

Për më tepër ai i linte shtatzënë ato dhe fëmijët i shiste përmes një avokati në Selanik. Sipas tij janë më shumë se 10 fëmijë që janë shitur.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Përparim Ademit, Vjollca ishte në dijeni të marrëdhënies intime me dy motrat madje ishte shoqe me të dyja.

Vëllai i motrave ka deklaruar se ata shkonin të gjithë me pushime sëbashku, madje edhe gruaja e tij, Vjollca kishte shitur një fëmijë pasi nuk u dilnin lekët që të përfundonin vilën.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani jetonin me qira në shtëpinë e Përparim dhe Vjollca Ademit. Vetëm kohët e fundit dy motrat kishin blerë një banesë dhe ishte shpërngulur.

Dy motrat ishin përpjekur që të shkëputeshin nga Përparim Ademi, por ai nuk ka qenë dakord dhe ka përfunduar duke i vrarë.

E gjithë vrasja makabre ndodhi në sy të djalit të mitur të Zhaneta Metanit.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara, gruaja e Përparim Ademit kishte ‘friends’ në rrjetet sociale dy motrat, por edhe pjesëtarë të familjes së tyre, madje edhe vëllai Bashkim Metani.

Në rrjetet sociale ato publikojnë foto si çift duke ngrënë dreka e duke konsumuar alkool. Në dëshminë e saj, Vjollca Ademi (Tela) ka thënë se bashkëshorti i saj dyshonte se Zhaneta e tradhtonte dhe kishte qenë i mërzitur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.