E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja që po i vinte flakën vetes: Jetoj me 7 mijë lekë në muaj
Publik News

Gruaja që po i vinte flakën vetes: Jetoj me 7 mijë lekë në muaj

Gruaja e identifikuar si Fatime Gashi, kishte një shishe me benzinë në dorë dhe tentoi që ti vinte flakën vetes, por kalimtarët e rastit njoftuan në kohë policinë.

Gruaja dëgjohet të tregojë për vështirësitë ekonomike në familjen e saj.

Mësohet se ajo ka treguar se merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra në muaj dhe nuk ka mundësi për të blerë ilaçe dhe ushqime.

E gjendur në këto kushte, gruaja tha se i ka mbetur vetëm të digjet me benzinë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej.

Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.