E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi anti-Spak zhvilloi mbledhjen e parë tek vila qeveritare 30
Lajme

Grupi anti-Spak zhvilloi mbledhjen e parë tek vila qeveritare 30

Klotilda Bushka dhe ministrja e Antikorrupsionit Adea Pirdeni  mësohet se kanë dalë nga Vila 30 ku është zhvilluar mbledhja e grupit anti-SPAK.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë grupi i juristëve i përbërë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Engjëll Agaçi, por edhe persona të tjerë si ministrja e Antikorrupsionit Adea Pirdeni, Bledi Çuçi, individë të cilët kanë diskutuar gjërë e gjatë, skemën e hedhur në tryezë disa javë më parë në takimin e Shëngjinit, zhvilluar nga Blendi Çuçi në Grupin Parlamentar dhe thënë publikisht nga Eduard Shalsi.

Sot për herë të parë konfirmohet mbledhja zyrtare e PS-së tek vila 30 në krah të Kryesisë së Kuvendit.

Mazhoranca po përgatit ngritjen e një komisionin Ad Hoc për të kontrolluar dhe goditur SPAK. Ky komision do të drejtohej nga Fatmir Xhafaj. Po ashtu për këtë skemë ka patur dhe reagim nga diplomatët dhe ndërkombëtarët.

Më herët  zv.ndihmëssekretarit  amerikan të shtetit, Gabriel Escobar ka qenë i ashpër në qëndrimin e tij me deputetët shqiptarë në lidhje me hapat e ndërmarrë nga mazhoranca për ngritjen e një komisioni “Ad-Hoc” që do të çonte në kontrollin e SPAK-ut.

Escobar i ka quajtur të rrezikshme për demokracinë dhe të gabuara veprime të tilla që minojnë besimin dhe ecjen përpara të drejtësisë së re, aq shumë e mbështetur dhe e financuar nga SHBA dhe partnerët evropianë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.