Habit banorja e BBV, si u dashurova me një të moshuar: Shikoja botën në sytë e tij
Nutricionistja Diola Dosti ka habitur teksa zbuloi se ka qenë e dashuruar me një 77-vjeçar. Gjatë një bisede me Dea Michelle, ajo tregoi se e ka problem të dashurohet me fizikun e një mashkulli dhe për të e rëndësishme është “mendja e tij”.

Diola rrëfeu se i moshuari me të cilin u dashurua “ai ishte shumë i zgjuar, shikoja sytë e tij sikur shikoja botën.”
Ajo la të nënkuptohej se njohja e tyre ishte online dhe se mikeshat i thoshin “ke luajtur mendsh, ai është 77-vjeç.”

“Unë e kam këtë problem me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte shumë i zgjuar, shikoja sytë e tij sikur shikoja botën. Ishte online, kur i thosha mikeshave të mia “kam rënë në dashuri”, më thoshte ke luajtur mendsh, ai është 77-vjeç”, tha nëna e 3 vajzave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



