Habit deputeti i Bashës: Jam dakort me Pjerin Ndreun
Pas deklaratave të publikuara në rrjetet sociale nga deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu se e vetmja arritje e kësaj qeverie në 100 ditë është ruajtja e tepsisë, ka reaguar deputeti i PD, Agron Shehaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se është hera e parë që bie dakort me një deputet të PS.
“Për herë të parë jam dakord me një deputet të PS. Si e harruan Tahirin me shokë që i solli në pushtet?
Mos u shqetësoni, është thjesht shfaqje! Nuk e harrojnë ata atë se edhe po të donin, nuk i harron ai!!!”- shkruan Agron Shehaj në postimin e tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



