E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Habit ministri i Jashtëm: Beogradi gati të realizojnë takimin Putin-Trump
Lajme

Habit ministri i Jashtëm: Beogradi gati të realizojnë takimin Putin-Trump

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, u shpreh se vendi i tij është vetëpropozuar për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas tij, Beogradi është shumë i përgatitur për një takim të tillë të një rëndësie planetare.

Ai tha se si një vend neutral ushtarakisht, Serbia ka kapacitetet e duhura në fushën e politikave të jashtme për të pritur presidentin rus dhe atë amerikan.

Ministri i Jashtëm serb theksoi se nëse realizohej takimi do të ishte një dëshmi se politika, që po ndjek shteti serb është e duhura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.