Hajdutët vjedhin lekët brenda Kishës në Korçë
Mësohet se mëngjesin e sotëm persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një kishë në qytetin e Korçës. Mësohet se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh në ambientet e brendshme të një kishe. Policia po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes.
Policia Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë).
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



