E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakerat mund të aksesojnë celularin tuaj në pak sekonda !
Lajme

Hakerat mund të aksesojnë celularin tuaj në pak sekonda !

Teknologjia ka lehtësuar jetën e miliona njerëzve në mbarë botën falë zhvillimit të saj me hapa të shpejtë.

Por ky zhvillim teknologjik ka dhe anën e tij të errët, ku ndër problematikat kryesore mund të listojmë sulmet nga hakerët dhe vjedhjen e të dhënave personale prej tyre.

Megjithëse siguria në internet po mundëson mbrojtjen prej këtyre sulmeve, duket se hakerët janë gjithnjë një hap përpara.

Së fundmi një oficer policie ka paralajmëruar për skemën më të re të mashtrimit të përdorur nga hakerat, ku vetëm përmes një hapi ata mund të aksesojnë në të gjitha të dhënat në celularin tuaj brenda pak sekondash.

Bo Braxton Da Savage ka shpjeguar në një postim në rrjetet sociale se si arriti të zbulonte një skemë mjaft tinëzare të hakerëve.

Skema e mashtrimit

Ky mashtrim i veçantë ka të bëjë me mashtruesit të cilët dërgojnë dhurata falas me postë. E gjithë kjo mund të tingëllojë konfuze, pse një mashtrues do t’u dërgonte një dhuratë falas? Por kjo është pikërisht ajo që ata duan që ju të mendoni.

Ai shpjegon se pakoja mund të thotë se është nga një kompani që ju e njihni dhe do t’ju vërë më tej në një ndjenjë të rreme sigurie duke pasur emrin dhe adresën tuaj të plotë.

“Pra, ajo që do të ndodhë është që ju të merrni pakon e dhuratës, do ta shikoni atë dhe do të mendoni, “Ah sa mirë, dikush ju dërgoi një dhuratë”.

Në pako do të ketë një kod QR dhe sapo ju ta skanoni atë çdo informacion në telefonin tuaj celular, përfshirë këtu të dhëna mbi kartën tuaj të kreditit, bankës tuaj, fotografitë, kontaktet tuaja, numrat e telefonit etj, do t’i dërgohen hakerit, i cili mund ta përdorë këtë informacion për qëllimet e tij dashakeqe.

Dhe ajo që është edhe më e frikshme është se ndoshta ju nuk do ta kuptoni se telefoni juaj është aksesuar nga hakeri.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar shpesh përdoruesit që të kenë kujdes me kodet QR të dyshimta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.