E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Halili “i jep dorën” Partizanit: E merituan fitoren, por kam besim te Tirana
Publik News

Halili “i jep dorën” Partizanit: E merituan fitoren, por kam besim te Tirana

Presidenti i Tiranës, Refik Halili dha deklaratën e tij pas humbjes në derbin ndaj Partizanit me rezultatin 0-1.

“E pamë të gjithë që nga një gabim ne pësuam një gol. Unë them që skuadra dhe lojtarët bënë të pamundurën për ta përmbysur rezultatin. Nuk arritëm të dilnim dhe të konkludonim. Fitorja ishte e merituar e Partizanit, nuk kemi ç’themi më shumë se kaq.

Duhet të flasim me stafin, nuk është e lehtë të bësh merkato në janar, në qoftë se gjejmë futbollistë që i duhen klubit, i marrim menjëherë. Duhet të shikojmë pikët, në qoftë se pikët nuk janë aty ku duhet, rezultatet janë jo të mirat. Kampionati është i gjatë. Me rastin e festave iu uroj të gjithëve gëzuar. Shpresojmë që të jetë më e mira për klubin tonë.  Mos janë 5 pikë diferencë nga kreu, apo 4? Se janë 5 se janë 4 kjo dhemb pak për ne, shpresoj që të bëjmë më të mirën në vazhdimësi. Kam besim te çunat. Derbi është i bukur, na dhemb njëçik humbja, shpresoj që ne të bëjmë më të mirën në vazhdimësi”, u shpreh Halili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.