E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hamas letër Trump-it, zbulohet kushti për lirimin e pengjeve
Bota

Hamas letër Trump-it, zbulohet kushti për lirimin e pengjeve

Grupi Hamas ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke kërkuar drejtpërdrejt që ai të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza, në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve që mbahen atje.

Kjo u raportua ekskluzivisht nga Fox News, e cila citon një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe një burim të përfshirë në negociata.

Letra është aktualisht në duar të Katarit, i cili do t’ia dorëzojë udhëheqësit të Shtëpisë së Bardhë më vonë këtë javë.

Përpjekjet e ndërmjetësimit nga Doha për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e 48 pengjeve që mbahen ende në Gaza, janë pezulluar që nga sulmi i Izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit dy javë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.