E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ushtria, e vendosur të mposhtë Hamasin në Gaza
Lajme

Ushtria, e vendosur të mposhtë Hamasin në Gaza

Ushtria izraelite (DF) ka lëshuar një urdhër urgjent për evakuimin e menjëhershëm të të gjithë banorëve dhe personave të pranishëm në Qytetin e Gazës dhe të gjitha zonat e tij, nga Qyteti i Vjetër dhe lagjja Tuffah në lindje, deri në detin Mesdhe në perëndim.

Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin X (ish-Twitter), zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe deklaroi se:

“Ushtria është e vendosur të mposhtë Hamasin dhe do të veprojë në Qytetin e Gazës me vendosmëri të madhe.”

Banorëve u është bërë thirrje të largohen menjëherë duke ndjekur rrugën Al-Rashid drejt zonës humanitare Al-Mawasi në jugperëndim të Rripit të Gazës.

“Për sigurinë tuaj, evakuohuni menjëherë. Qëndrimi në zonë është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” thuhet në paralajmërim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.