Hamasi tregon dy pengje që i drejtohen kamerave, një adoleshent dhe një e moshuar në karrige
Kushtet që kërkon të plotësohen për lirimin e tyre
Krahu i armatosur i grupit të Xhihadit Islamik Palestinez ka postuar video të dy pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza.

Grupi tha se ishte i përgatitur të lironte një grua 77-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar për arsye humanitare dhe mjekësore, por vetëm nëse do të respektoheshin “masat e duhura”.
Izraeli i përshkroi videot si një shenjë të rëndësishme të jetës, por nuk pranoi të thoshte nëse ato do të publikoheshin.
Kjo do të luante me “luftën psikologjike” të rrëmbyesve, tha ai.
Në video shihen dy pengjet duke iu drejtuar kamerës.
Gruaja, Hanna Katsir, një grua rreth të 70-tave, shihet e ulur në një karrige me rrota. Ajo u rrëmbye nga kibuci Nir Oz më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin.
I dyti është një djalë adoleshent nga i njëjti komunitet.
Të dy pengjet kritikojnë ashpër kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Është e paqartë nëse ata po lexojnë nga një skenar.
Klipi i cili zgjat diku tek rreth 3 minuta është zgjehdur të mos publikohet nga mediat e huaja, pasi të burgosurit e luftës dhe pengjet mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ato nuk transmetojnë materiale që mund të jenë filmuar nën presion. Si rrjedhojë, as Panorama nuk ta përçojë atë material.
Më herët, presidenti izraelit, Isaac Herzog, hodhi poshtë raportet se një marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të mbajtura në Gaza mund të jetë e afërt.
Ushtria izraelite thotë se 242 persona mbahen peng nga Hamasi. Katër pengje janë liruar dhe një tjetër është liruar nga forcat izraelite.
Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet në “vende dhe tunele të sigurta” brenda Gazës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë më parë se pengjet përfshijnë 20 fëmijë dhe 10 deri në 20 të moshës mbi 60 vjeç.
Herzog tha të enjten se nuk kishte parë ndonjë informacion thelbësor mbi temën e lëshimeve të mundshme.
Ai foli ndërsa kryeministri i Katarit priti një takim në Doha me krerët e CIA-s dhe Mossad-it, gjatë të cilit thuhet se diskutuan kushtet e mundshme të një marrëveshjeje për lirimin e më shumë pengjeve.
Në videon e publikuar nga fraksioni i dytë më i madh i armatosur në Gaza, Xhihadi Islamik, shihen dy pengje duke iu drejtuar kamerës.
Njëra, Hanna Katsir, një grua rreth të 70-tave, shihet e ulur në një karrige me rrota. Ajo u rrëmbye nga kibuci Nir Oz më 7 tetor – kur Hamasi sulmoi Izraelin.
I dyti është një djalë adoleshent nga i njëjti komunitet.
Në video, të dy pengjet kritikojnë ashpër kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Nuk është e qartë nëse po lexojnë nga një skenar.
Në një deklaratë sonte, një zëdhënës i Xhihadit Islamik tha se grupi ishte i përgatitur të lironte të dy pengjet për arsye humanitare dhe mjekësore – por vetëm nëse ato që i quajti “masat e duhura” përmbusheshin./ BBC
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



