E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hamza voton kundër, paqartësi rreth projektligjit për punëtorët e arsimit të viteve ’90-ta
Lajme

Hamza voton kundër, paqartësi rreth projektligjit për punëtorët e arsimit të viteve ’90-ta

Qeveria ka shqyrtuar projektligjin për punëtorët e arsimit nga viti shkollor 1990/91 deri më 1998/99.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se ky projektligj parasheh njohjen e kontributit për të gjithë punonjësit e arsimit për këtë periudhë.

Ai ka thënë se projektligji është i rëndësisë së veçantë për arsimin shqip sidomos për periudhën e arsimit në atë kohë, raporton lajmi.net.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se këtu përfshihen edhe institucione e institute tjera. Hamza ka thënë se projektligji parasheh edhe benificione shtesë si atë të shëndetësisë sekondare dhe parciare, pra shërbime shëndetësore falas.

Sipas tij ligji paraqet shpenzime financiare shtesë dhe është në kundërshtim me linjën buxhetore.

Tutje ka thënë se ministria e Financave nuk është kundër këtij projektligji, por shpreh shqetësimet për implikime buxhetore.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se do të jepen aprovimin këtij projektligji por që shqetësimet e ngritura do t’i shqyrtojnë.

Bedri Hamza ka votuar kundër. Ndërsa që kanë qenë tri abstenime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.