Hapja e fushatës/ Berisha mbërrin në ‘Air Albania’ në fund Belin Këlliçi me autobus
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.
“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit pasi takoi me radhë të 61 kandidatët për kryebashkiakë për këto zgjedhje lokale, Berisha u pozicionua pranë vendit në stadium, afër aleatit të tij, Ilir Meta.
Stadiumi u elektrizua nga mbërritja e Berishës dhe parakalimi përpara të pranishmëve.
Hyrja e Belind Këlliçit në Stadium me autobus
Belind Këlliçi propozoi pesë angazhimet kryesore për Tiranën.

Ato nisin me propozimin për transportin publik falas në Tiranë, që do të ulë koston e jetesës, lehtësojë qarkullimin dhe do të pakësojë ndotjen.
Këlliçi propozon reduktimin e taksave dhe tarifave, që do të ndihmojnë biznesin e vogël dhe familjet. Po ashtu, 7 milionë euro do shkojnë për prodhimet ‘Made in Tirana’.
Pjesë e angazhimit janë edhe 500 oaze të gjelbërta në Tiranë, ndërsa Lana do kthehet në një korridor të pastër dhe çlodhës.
Asnjë zonë në kryeqytet nuk do jetë pa çerdhe, kopshte dhe shkolla.
Së fundmi, Këlliçi ka propozuar edhe ndërtimin e një nënkalimi në sheshin ‘Skënderbej’ për të përgjysmuar trafikun në Tiranë.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



