E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapja e negociatave, Rama falenderon liderët evropianë: Ekipi i Macron shtroi rrugën për zhbllokimin e një ngërçi absurd
Lajme

Hapja e negociatave, Rama falenderon liderët evropianë: Ekipi i Macron shtroi rrugën për zhbllokimin e një ngërçi absurd

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për kontributin e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që kulmoi këtë të martë me hapjen e negociatave.

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, shefi i qeverisë shprehu mirënjohjen për ekipin e Presidentit Macron dhe kontributin e dhënë në zhbllokimin e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Gjithashtu Rama nuk la pa falënderuar dhe popullin shqiptar, për mosdorëzimin në ndjekjen e rrugës evropiane.

“Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive, por pa të cilën nuk do të ishim këtu dhe kjo është ish-kancelarja Angela Merkel.

Ajo ka ditëlindjen dhe do të doja t’i uroja gjithë të mirat. S’do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, ekipit të presidentit Macron, të cilët kanë punuar pa lodhur që të mbërrinim në përfundimin francez që shtroi rrugën për zhbllokimin e një ngërçi absurd. Falenderoj gjithë popullin shqiptar që kurrë nuk u dorëzua së ndjekuri rrugën evriopiane”, tha Rama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.