Hashash në atlete, arrestohet 66-vjeçarja që tentoi të dërgonte drogë në burgun e Fierit
Një grua 66-vjeçare është vënë në pranga pasi tentoi t’i dërgonte drogë të afërmit të saj në burgun e Fierit.
Shtetasja Limoza Xhelali u arrestua dhe akuzohet për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit fizik të Limoza Bahi Xhelalit që po përgatitej të takonte Mariglen Gashin, i arrestuar për vjedhje.
Lënda narkotike u gjet brenda atleteve të zonjës Xhelali, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme kriminalistike.
Sasia e kanabisit rezultoi me peshë totale 32.45 gramë.
Gjithashtu, u krye edhe një kontroll në banesën e shtetases Limoza Xhelali, por nuk u gjetën sende të paligjshme.
Lidhur me këtë rast është informuar Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksion i Përgjithshëm Fier, i cili po ndjek veprimet e mëtejshme proceduriale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



