E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helmimi në Akademinë e Sigurisë, arrestohen 2 persona
Lajme

Helmimi në Akademinë e Sigurisë, arrestohen 2 persona

Në pranga kuzhinieri dhe teknologu i kompanisë së kateringut, 1 person tjetër në kërkim

Zbardhen detaje të reja nga skandali i helmimit të disa studentëve në Akademinë e Sigurisë. Komisariati i Policisë Nr. 1 ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, në kuadër të hetimeve për ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut, e cila siguronte ushqimin për tre vaktet ditore të studentëve. Ndërkohë, në kërkim është shpallur administratorja e kësaj kompanie, Alma Tafani.

Sipas të dhënave, studentët e prekur kanë shfaqur simptoma të forta helmimi, përfshirë të vjella dhe dhimbje të theksuara barku. Ata janë paraqitur në spital, ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përfshirë serume dhe medikamente, dhe më pas janë larguar pasi gjendja e tyre është stabilizuar.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të helmimit dhe për të nxjerrë përgjegjësit përpara ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.