E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Helmimi te Akademia e Sigurisë, merret në pyetje ish-drejtori i AKU Tiranë
Lajme

Helmimi te Akademia e Sigurisë, merret në pyetje ish-drejtori i AKU Tiranë

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me helmimin e studentëve në Akademinë e Sigurisë. Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Tiranën, Ersid Hasanllari, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në cilësinë e deklaruesit për këtë çështje.

Burime bëjnë me dije se pas tij pritet të japë shpjegime edhe Flutura Polaci, drejtoreshë e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë.

Ngjarja ka sjellë pasoja edhe në aspektin administrativ. Hasanllari është larguar nga drejtimi i AKU-së për Tiranën, ndërsa vetëm një ditë më parë është bërë publik emërimi i tij në një detyrë të re si drejtor i Mjedisit pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), funksion që e ka marrë zyrtarisht të premten.

Ndërkohë, bilanci i personave të prekur mbetet i lartë. Të paktën 52 studentë të Akademisë së Sigurisë shfaqën simptoma helmimi pasi konsumuan ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut “SORI-AL”.

Analizat laboratorike të mostrave të ushqimit kanë konfirmuar praninë e baktereve të rrezikshme, konkretisht Escherichia coli dhe stafilokok, në makaronat e servirura.

Si masë ndëshkuese, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të kompanisë, si dhe një gjobë prej 1.5 milionë lekësh për shkelje të standardeve të sigurisë ushqimore dhe kushteve higjeno-sanitare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.