E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Henrik Ligori mund të zëvendësoje Llallën në Dhjetor?!
Lajme

Henrik Ligori mund të zëvendësoje Llallën në Dhjetor?!

Edi Rama i gjendur nën “rrethim” nga skandalet e një pasnjëshme dhe kërkesa për arrestimin e ministrit të tij më të besuar, ka një plan rezervë.

Në Dhjetor mbaron mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dhe për këtë Edi Rama ka një plan të shpejtë.

Duke qenë se nuk janë ngritur institucionet i drejtësisë që bëjnë përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, kryeministri Rama ka në plan që në Dhjetor të bëjë një votim edhe me shumicë të thjeshtë në Kuvend për të zgjedhur njeriun e tij në krye te organit të hetimit.

Po kush është përzgjedhja e Ramës?

SYRI.net shkruan   se Edi Rama ka zgjedhur burrin e ish-deputetes së tij Shega Ligorin, prokurorin Henrik Ligori . Një burim shumë i besuar pranë kabinetit të Kryeministrit Rama nuk e konfirmon emrin e prokurorit Henrik Ligori për postin e Kryeprokurorit në dhjetor.

Henrik Ligori aktualisht mban postin e prokurorit tek Krimet e Rënda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.