E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Heroi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja në lumin Gjanicë të Fierit
Publik News

Heroi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja në lumin Gjanicë të Fierit

Ledion Mita është i riu që shpëtoi nga mbytja dy fëmijët të cilët ranë në ujerat e lumit Gjanicë në Fier.

Në një rrëfim për median Ervis Kuçi 33-vjeçari tha se fëmijët ishin duke luajtur, kur njëri prej tyre rrëshqiti dhe përfundoi në lumë dhe më pas tjetri u hodh për ta ndihmuar.

Ai tha se duke marrë shkas nga fakti se të miturit nuk po arrinin dot të dilnin nga uji, pasi i mori rryma, u hodh dhe i shpëtoi. “Kisha dalë xhiro. Pashë dy fëmijë që po luanin. Në fillim ishte vajza që i rrëshqiti këmba e para dhe kushëriri i saj, se di ça e kishte, u hodh që ta ndihmonte.

Në momentin kur bien në ujë, i merr rryma dhe i fundos të dy. Vajzën zëre se e nxori gati të vdekur në pjesën e urës aty. E pash që s’kisha më nga mbaja dhe u hodha me gjithë rroba. Kapa vajzën të parën, dhe e nxorën të tjerët më pas.

Më pas kapa djalin. Erdhi ambulanca dhe i çoi në spital. Fëmijët po luanin. Nuk patën rezistencë se poshtë ka dhe myshk dhe forca e rrymës i mori. Mendova që në momentin e parë të hidhesha. S’e merrte njeri atë iniciativë.”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.