E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Heroinë, kokainë dhe lekë kapet grupi i trafikantëve

IPas një getimi prej disa muajsh, policia e Tiranës ka finalizuar sot me suksese operacionin ‘përsëritësi’ ku ka vënë në pranga 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkm disa të tjerë.

Gjithashtu janë sekuestruar 39.2 gramë Kokainë, 3.8 gramë Heroinë, 2.8 gramë Cannabis Sativa, si dhe 1.620.500 lekë të reja.

Specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Përsëritësi”, ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë

Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë

Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë

Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë

– Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë

R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

– Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve “Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva”, në zona të ndryshme të Tiranës.
Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

– 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

– 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

– 3 automjete të markave të ndryshme.

– Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.

– 10 telefona celulare të markave të ndryshme.

– Një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.