E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimet ndaj Saimir Tahirit, në “lojë” edhe një shtet tjetër pas Italisë
Lajme

Hetimet ndaj Saimir Tahirit, në “lojë” edhe një shtet tjetër pas Italisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot ndihmë edhe nga Greqia për dosjen Habilaj-Tahiri.

Organi i akuzës i ka përcjellë një letërporosi autoriteteve greke për çështjen më të bujshme të kohëve të fundit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon informacione nga shteti grek, ndërkohë që shtyu edhe me 3 muaj të tjerë hetimet.

Burime të sigurta pohuan se prokuroria i ka përcjellë një letërporosi autoriteteve greke për çështjen më të bujshme që pas tetorit 2017.

Por ndërkohë burime të Top Channel pohojnë se edhe ndaj tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim, ish-drejtori i policisë Vlorë Jaeld Cela, ish-shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila dhe ish-shefit të kufirit Sokrat Bode ka nisur edhe hetimi pasuror sipas ligjit anti-mafia.

Këto veprime vijnë atëherë kur për secilin prej të dyshuarve përfshi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është zgjatur afati hetimor edhe për tre muaj të tjerë deri sa dy shtete, Italia dhe Greqia, të kthejnë përgjigje.

Burimet tregojnë se tre ish-zyrtarët e Policisë së Shtetit janë pjese e të njëjtës dosje të trafikut të drogës se bashku me Habilajt.

Rezulton thotë prokuroria se ish-drejtori i policisë Vlorë Jaeld Çela në bashkëpunim me punonjës të policisë Gjergj Kohila dhe efektive të tjerë që janë nën hetim kanë mbështetur dhe garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivim droge dhe më pas trafikun e saj jashtë Shqipërisë.

Rezulton thuhet me tej se Gjergj Kolhia ish-shefi kundër krimit të organizuar ka ndihmuar për kultivimin e drogës në fshatrat e Vlorës, ndërsa Sokol Bode ka bashkëpunuar per trafikun e drogës jashtë kufirit shqiptar.

Nga hetimet shtetasi Moisi Habilaj sipas Prokurorisë në bashkëpunim me punonjës të shtetit ia ka dalë mbanë të trafikojë drogë thonë burimet.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/hetimet-ndaj-saimir-tahirit-ne-loje-edhe-nje-shtet-tjeter-pas-italise-496215/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.