Hetimi për shkarkimin e Ilir Metës, Kuvendi miraton raportin me 104 vota pro
Ndërkohë që pritet edhe votimi nominal, pra emër për emër i deputetëve.
Më heret Balla mori fjalen ne kuvend.
Balla vuri në dukje se Gjykata Kushtetuese brenda një periudhe tre mujore duhet të shprehet me një vendim lidhur me këtë çështje.
“Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e kombit. Për informacion të atyre që nuk janë në dijeni, brenda pesë ditëve nga vendimi ne do njoftojmë Gjykatën Kushtetuese, e cila ka një afat për këtë çështje, nuk është si ato rastet që do marrë shumë kohë. Brenda një periudhe 3 mujore Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet me një vendim. Besoj se këshilla e Komisionit të Venecias për rastin e parë është tërësisht e respektuar në këtë rast, pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk mund të jetë më presidenti ynë dhe presidenti i shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për një klimë tërësisht të re politike. Të gjithë jemi gati që në legjislaturën e re ta çtensionojmë klimën politikë dhe të punojmë për vullnetin e shqiptarëve, “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, që politikanë si Ilir Meta nuk e kanë pasur si mision në aktivitetin e tyre politik“, tha Balla në fjalën e mbajtur.
Ben Blushi, ish-deputeti i PS-së katër vite më parë votoi në Kuvend kundër zgjedhjes së Ilir Metës në postin e Presidentit të Republikës.

Gjatë një fjalimi në vitin 2017, Blushi shpalosi në Kuvendin e asaj kohe një bluze ku theksohej se ishte kundër “Republikës së Likes”.
Për socialistin, “Republika e Likes”, ishte ajo që sipas tij “ligji mund të shkelet çdo ditë”.
“Në fakt besoj se kjo që po ndodh i demotivon të rinjtë e Shqipërisë dhe u thotë ‘ikni se do u bëj zbor’. Njëri më dha një bluzë dhe unë do e shpalos sot para jush…më tha çojë në Parlament, sepse kjo është republika për fat të keq “S’na pëlqen kjo republikë”.
Kjo bluzë ka dy kuptime, s’na pëlqen kjo republikë dhe Republika e Likes. E dini se çfarë është Republika e Likes, ajo që ligji mund të shkelet çdo ditë.
Kjo Republikë nuk na pëlqen, nuk u pëlqen asnjë prej shqiptarëve, atyre që deportohen nga varfëria, e që nuk paguhen aq sa duhet. Nuk na pëlqen,”-tha Blushi në 2017.
Kreu aktual i shtetit, Ilir Meta u zgjodh president më 28 prill 2017, me votat e PS dhe LSI dhe të vetmit që votuan kundër ishin dy deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët më pas formuan partinë “Libra”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



